Lajme

Kurti: Kemi rritje mbi 30 për qind të hyrave tatimore pa ndryshuar politikat fiskale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndjehet i lumtur që dëgjon se këtë vit ka një rritje të hyrave tatimore për 1/3 pa ndryshuar politikat fiskale.

Kurti e ka thënë këtë gjatë konferencës për media të mbajtur në Adminsitratën Tatimore të Kosovës.

“Ndjehem i lumtur kur dëgjoj se këtë vit janë rritur për 1/3 të hyrat tatimore dhe të gjithë e dimë se kjo ka ndodhur pa ndryshuar politikën fiskale. Zakonisht në botë kur ndryshojnë qeveritë, ndryshojnë edhe politikat fiskale dhe ka lëkundje të mëdha të hyrave, por jo brenda vitit të parë pas zgjedhjeve. Ky vit është i pashembullt. Duhet dikush të shohë në historitë e ekonomive të vendeve për të krahasuar”, ka thënë Kurti, që ka premtuar mbështetje për ATK-në. “MMë vjen mirë që kemi sukses edhe sa i përket borxheve të grumbulluara. E dimë se në kulturën tonë ka ndjeshmëri jo të vogël për borxhin individual. Kur individët kanë borxh njëri-tjetrit brenga është bukur e lartë. Duhej po aq dhe madje më shumë se aq të kemi ndjeshmërinë e brengën për borxhet e papaguara ndaj shtetit”.

Lexo më shumë  Kurti në takim me komandantin Jashari: Rritja e FSK-së është e paparë

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka treguar se pas ngritjes së llogaridhënies dhe identifikimit të rasteve, është arritur të mbrohet buxheti i shtetit këtë vit për mbi 10 milionë euro.

“Gjatë periudhës 2020/21 ngritjes së llogaridhënies dhe identifikimit të disa rasteve, të cilat janë identifikuar përmes matjes së kualitetit të kontrollit, si dhe pas zhvillimit të procedrave të rikontrollit, është arritur të kursejmë mbi 10 milionë euro, të mbrohet buxheti i shtetit. Përveç mbrojtjes së buxhetit, pas identifikimit të disa zyrtarëve që kanë qenë përgjegjës, i kemi adresuar ata te organet e drejtësisë. Këato raste duhet të marrin epilogun e drejtë nga organet ligjore”, ka thënë Murtezaj.

Ai ka folur për reformat e bëra në ATK, ndërsa ka treguar edhe kërkesat që kanë.

“Zyrtarët tanë kanë edhe sfidat. E para është gjetja e një zgjedhje të shpejtë e të drejtë për pozitat e zv/ drejtorëve të përgjithshëm të ATK-së. Miratimi i skemës sëre organizative të ATK-së. Gjetja e akomodimit për stafin e ATK-së që gjendet në objektin e ish-Gërmisë dhe ngritja e bashkëpunimit ndërinstitucional”, ka thënë Murtezaj.

E ministri i Financave, Hekuran Murati po ashtu ka shprehur kënaqësinë me rritjen e të hyrave nga ATK-ja.

“Qysh tani kemi arritur cakun për tërë vitin edhe të rishikuar që kishim. Është lajm i mirë, pasi kjo mundëson që ne si Qeveri këto mjete shtesë që grumbullohen t’i ridestinojmë te qytetarët dhe në ekonomi”, ka shtuar Murati.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *