Lajme

Kërcënimi në rrjete sociale, reagon Kurti

Kërcënimi në rrjetin social Facebook ishte i drejtpërdrejtë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ndihet i rrezikuar.

Madje, duket se nuk është aspak i shqetësuar, aq sa nuk ka ndryshuar as agjendën për këto ditë: “Nuk ndihem i rrezikuar, janë organet e sigurisë që i vlerësojnë kërcënimet. Nuk mund të merrem me të gjitha kërcënimet në Facebok”.

Gjatë së mërkurës, një profil në Facebook me emrin “Marki Mario”, publikoi një mesazh në një grup për shitblerje duke premtuar shpërblim 35 mijë euro për personin që do të vriste kryeministrin Kurti, të cilin e akuzonte për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Lexo më shumë  Kosova pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje

Pas evidentimit, policia ndërhyri duke rritur nivelin e sigurisë pranë banesës së shefit të qeverisë në Prishtinë. Angazhimi i njësive speciale nuk u konsiderua i nevojshëm, teksa forcat shtesë u larguan pas dy orëve qëndrim pranë banesës së Kurtit.

“Lidhur me rastin, menjëherë janë nisur hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni”, bëri me dije Policia e Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti në Londër flet për rolin kyç të NATO-s dhe kërcënimet autokratike ndaj sigurisë së Kosovës

Ndërkohë, edhe zëdhënësi i qeverisë së Kosovës konfirmoi nisjen e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e autorit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *