Lajme

Kurti: Kam informacione se në veri po përgatiten për protesta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka marrë informacion se ditën e premte pritet që të organizohen protesta në veri të vendit nga serbët.

Në një konferencë për media, Kurti tha se protestat nuk janë të duhura ndërsa u bëri thirrje që serbët e Kosovës të mos bëhen pjesë e tyre.

“Unë e pash mbrëmë që është mbajtur mbledhja e këshillit, sot me erdhi informacioni që po përgatitën protesta për pasnesër, unë nuk mendoj që protestat janë të duhurat. U bëjë thirrje qytetarëve serb ne Kosovë që të mos organizojnë e të marrin pjesë në protesta të tilla. Unë jam vet organizator i protestave, por në rrethanat gjeopolitike protestat nuk janë gjëja e duhur”, tha ai.

Lexo më shumë  2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin, nuk justifikoi 172 mijë euro

Dje kryeministri Kurti ka komentuar fotografinë e publikuar në të cilën shihet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takim me përfaqësues të institucioneve në Kosovë me Millan Radojqiq njeriun e kërkuar për korrupsion.

“Këtu njerëzit kryesor në këtë fotografi janë Rdaojqiq dhe Gashiqi, nuk është as Petkoviq. Ky që ndodhet në anën e djathtë të Vuciqit, Petkoviqi që është kryenegociator i Serbisë ky as për së afërmi nuk është i rëndësishëm sa Radojqiqi dhe Gashiqi, besa as zoti Jevtiq”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Si shërbenin institucionet fiktive serbe në Kosovë për të tërhequr para nga buxheti

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *