Lajme

Kurti: Ka ardhur koha për investime serioze tek të rinjtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se ka ardhur për të investuar seriozisht tek të rinjtë, duke shtuar se po ndryshon qasja ndaj rinisë.

Në prezantimin e procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032, Kurti u shpreh se planifikimi i së ardhmes po bëhet me të rinjtë e Kosovës. Ai përmendi edhe vendimin për studimet falas në Universitetin e Prishtinës.

“Të jesh i ri apo e re ia vlen për shtetin dhe ekonominë. Ka ardhur koha që të bëhet një investim serioz.

Duhet të kemi sa më shumë diskutim me të rinjtë…Në të kaluarën kemi pasur planifikim dhe zbatim të fragmentuar. Universitetin e bëmë falas…Kemi ndarë mbi 3 mijë bursa. Po shënojmë progres drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, NATO-s dhe BE-së. Kosova kurrë s’ka qëndruar më mirë në indikatorët kyç. Kemi shumë për të bërë, por jemi në rrugën e duhur. Qeveria është e tyre dhe po punojmë bashkë me ta. Planifikimin e së ardhmes po e bëjmë të mundur me të rinjtë dhe të rejat tona”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  “Shko te shokët”, Veliaj nxjerr punëtorët e bashkisë të fshijnë parrullat nëpër mure (FOTO)

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, ka thënë se Qeveria duhet të ketë ndikim te secili i ri, pavarësisht sa janë aktivë në jetën publike.

“Kemi filluar punën për një dokument strategjik e që në qendër është i riu që kërkon punë. Strategjia është menduar për këtë qëllim që të na e tregojë shtegun”, shtoi ai.

“Është një dokument për zhvillimet e politikave të reja. Kam përshtypje shumë të mira me këtë dokument. Kisha dashur të ju lavdëroj për qasjen ndërsektoriale që jeni duke e aprovuar në punën e juaj. Jemi përballë me këtë lloj situate, ku 50 për qind e njerëzve janë të rinj. Të rinjtë po largohen nga Kosova, nuk e dimë se sa”, u shpreh Arnhild Spence, koordinatore në UNKT.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *