Lajme

Kurti: I vetmi individ që ka interes për destabilizim është Vuçiqi, ne jemi të hapur për bisedime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për vendimin e reciprocitetit me Serbinë për tagrat e automjeteve.

Kurti falënderoj MPB-në dhe Policinë e Kosovës për punën e tyre gjatë këtyre ditëve.

Ai tha se vendim për targa është i drejtë dhe garanton të drejtat për lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve të Kosovës, për fshirë edhe qytetarët serb

“Përgjigja pozitive gjatë këtyre ditëve e qytetarëve tanë dhe serbëve lokal, tregon më së miri gatishmërinë e tyre për të respektuar vendimin”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë se bllokimi i rrugëve në dy pikat kufitare po bëhet me kamionë që janë pronë e institucioneve komunale.

“Pengesat në rrugët që shpien në dy pikat kufitare janë duke u bërë me kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përbënë shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. Ftoj kryetarët e komunave në veri të Ibriti ti tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga, dhe qytetarët serb të largohen nga rruga meqë kështu kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre”, u shpreh Kurti, shkruan Telegrafi.

Lexo më shumë  Përpjekja për manipulim: Pse Rama nuk flet për protestën, por për protestuesit?

Kurti shtoi se masat që kanë ndërmarrë janë për të gjithë pa diskriminuar asnjëri.

Ai theksoi se Kosova nuk ka interes për incidente e as eskalim të situatës, duke thënë se për këtë interes ka vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Për incidente e eskalim nuk kanë interes as shteti i Kosovës e as qytetarët tonë, as serbët në Kosovës, nuk ka interes për destabilizim as Serbia. Duket që vetëm një individ  ka interes për incidente e eksese, e ai është presidenti i Serbisë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Ditmir Bushati: Flamingot janë shqiptarë të revoltuar për atdheun e plaçkitur. Shqipëria e Re, kapitull i pashmangshëm tani

Kryeministri shtoi se Kosova është për bisedime e dialog, dhe se këtë ia kanë konfirmuar edhe Brukselit.

“ Ne jemi për bisedime e dialog, këtë ja kemi konfirmuar edhe Brukselit. Oferta jonë publike është tejet praktike e gjeneroze e kjo është le ti heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e Kosova. Nuk është në interes të Serbisë të refuzoj dialogun e bisedimet siç po bënë tash. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet e bisedimet”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *