Lajme

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Fehmiu: Profesori do të mbetet i paharruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shpreh ngushëllime familjes së profesorit Arsim Fehmiu, e sipas Kurtit kujtimi për profesorin do të mbetet i paharruar.

“Dje në moshën 91 vjeçare iku në amshim profesori Arsim Fehmiu… Kujtimi për Arsim Fehmiun do të mbetet i paharruar sikurse edhe veprimtaria e tij e çmuar”,shkroi Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  S’mjafton as për mbijetesë, të moshuarit në Shqipëri nuk duan bonuese, por rritje pensioni

Më tej Kurti ka thënë se profesori  Arsim Fehmiu “ishte një nga themeluesit e Fakultetit të Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës i cili ndër vite punoi dhe kontribuoi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave në fushën e sportit. Mësues, arsimtar dhe profesor i cili dha shumë në zhvillimin e sportit të Kosovës dhe jo vetëm”.

“Me mbi shtatë dekada kushtuar sportit, puna dhe kontributi i profesor Arsim Fehmiu mbetet shtyllë e zhvillimit të deritanishëm të sportit në vend dhe inspirim për gjeneratat e reja”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Dje dhe sot/ Si i harroi Edi Rama premtimet për çmimet e ushqimeve

Në fund kryeministri ka përfunduar duke u shprehur  ngushëllime për humbjen e profesorit Fehmiu miqve dhe kolegëve të tij në fushën e sportit.

Rruga Press

YouTube player