Kurti i shkruan letër Abdixhikut, e fton LDK-në në marrëveshje politike
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si fituesi i zgjedhjeve parlamentare 2025 – i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të tejkaluar bllokadën institucionale dhe për të arritur një marrëveshje politike për bashkëqeverisje.
Në letrën e tij, Kurti thekson se votuesit e të dyja partive, LVV dhe LDK, sot do të preferonin më së shumti një koalicion të përbashkët, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në interes të vendit dhe të qytetarëve.
Ai kritikon idenë për shkuarje në zgjedhje të reja, duke e konsideruar të kotë një garë tjetër që mund të çojë në të njëjtin rezultat.

Ai shpreh gatishmëri për të diskutuar drejtpërdrejt për mundësinë e një marrëveshjeje.
Letra e Kurtit vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë me radhë të konstituohet, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, ku LVV ka propozuar Albulena Haxhiun.
Kjo lëvizje shihet si përpjekje e fundit për të evituar zgjedhjet e reja, të cilat duket se po konsiderohen si alternativë reale në mungesë të një marrëveshjeje.
Rruga Press

