KryesoreLajme

Murati: VV e ka ftuar LDK-në për koalicion, nuk mund të bllokohet Kuvendi për një fjalë

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka pohuar se Vetëvendosje i ka dërguar letër LDK-së për një takim, dhe se në letër është kërkuar që të diskutohet për një marrëveshje politike.

Sipas Muratit, “ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”.

Lexo më shumë  “I thyen hundën”/ Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

“Çështja e ftesës për bashkëpunim ekziston. Ne jemi të gatshëm, si fitues të zgjedhjeve, të gjejmë mënyra për zgjidhje. Ftesa është mbi bazën e asaj që ka deklaruar LDK-ja – që kërkojmë një marrëveshje politike dhe që të ketë diskutim për të. Unë mendoj se ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”, ka thka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”, ka thënë ai, pas dështimit të seancës së njëmbëdhjetë konstituive të Kuvendit.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Rruga Press

YouTube player