KryesoreLajme

Kurti e konsideron absurde mosngritjen e aktakuzës ndaj Radoiçiqit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i habitur se përse ende nuk ka ngritje të aktakuzës ndaj Milan Radoiçiqit, që ka pranuar se ka organizuar sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Deklarata e Kurtit ishte përgjigje ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, që të premten tha se s’mund t’i bënte publike arsyet e heqjes së urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit kohë më parë, ndërsa u shpreh se ngritja e aktakuzave dhe pushimi i tyre nuk është çështje e kryeministrit.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

“Nuk e di a e ndani edhe ju me mua habinë se si është e mundur që Milan Radoiçiq e pranon që e ka kryer krimin e nuk ka aktakuzë. Unë besoj se as nuk ka nevojë të kryhet Fakulteti Juridik e as nuk ka nevojë me bë Bachelor, Master apo PhD dhe as nuk ka nevojë me qenë as gjyqtar e prokuror por vetëm arsyeja e shëndoshë normale e qytetarit të Kosovës e identifikon një absurditet të tillë. Informacionin që e ka sjellë AKI-ja, Policia e Kosovës dhe ju si gazetarë në Banjskë është enorm. Ndërkaq shumica e qytetarëve të Kosovës nuk ja dinë emrin prokurorit që merret me rastin e Banjskës në Zveçan”, ka thënë Kurti. Deklaratën e ka dhënë pas vizitës që i bëri “Telekomit”.

Lexo më shumë  Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

Më 24 shtator, një grup i uniformuar serbësh në një sulm të organizuar vrau policin Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë, u vranë tre sulmues ndërsa grupi iku. Në Serbi, Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë.

YouTube player