KryesoreLajme

Kurti e informon Torresin për progresin ekonomik e demokratik që ka shënuar vendi vitet e fundit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Ëashington ka takuar kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ritchie Torres.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e ka falënderuar Torresin për qëndrimet e tij të hapura dhe të zëshme në mbështetje të Kosovës.

Ai thuhet se e ka informuar “për progresin ekonomik dhe demokratik që vendi ka shënuar vitet e fundit, si dhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon”.

Lexo më shumë  Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

“Në takim, kryeministri theksoi aspiratën e palëkundur të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si orientim dhe objektiva strategjike të shtetit tonë. Kryeministri gjithashtu nënvizoi planet e mëdha investive në vend, përfshirë projektin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, zhvillimin e hovshëm të sektorit të teknologjisë dhe mundësitë që kompanitë amerikane të bashkëpunojnë e të investojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Korrupsioni zgjedhor/ Zbardhen komunikimet e Sara Milas me drejtoreshën vendore: Lista bashkëngjitur duhet miratuar, i kemi elektorat
YouTube player