KryesoreLajme

Kurti e Gërvalla në Mynih për Konferencën e Sigurisë: Ngjarja më e madhe rreth sigurisë për rendin global

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, njëherësh kryediplomatja Donika Gërvalla, kanë udhëtuar dje për në Munih, Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Konferenca nis sot dhe zgjat tri ditë dhe në të marrin pjesë presidentë, kryeministra, eurodeputetë e deputetë nga shtete të ndryshme.

Në njoftimin që ka lëshuar MPJD, thuhet se përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, Gërvalla do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

“Konferenca e Munihit, si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë”, thuhet tutje në njoftim.

Konferenca e Munihut, si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit
YouTube player