KryesoreLajme

Kurti – Borrellit e Lajçakut: Do të kisha mirëkuptim nëse protestat do të ishin paqësore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin “Globsec 2023” në Bratisllavë, ka folur për situatën në veri të Kosovës.

Kurti ka thënë se ka biseduar sot me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka thënë se u ka bërë atyre të qartë se “do të kishte pasur mirëkuptim nëse protesta e serbëve në veri do të ishte paqësore”.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

“Duhet të jenë kryetarët në objekte të komunave. Nuk është mandat katërvjeçar i tyre, është vetëm dy, por nuk është e thënë të jetë as aq. Kam biseduar me përfaqësuesin e lartë Borrell dhe me emisarin Miroslav Lajçak, u thashë se po që se protestat do të ishin paqësore do të kisha mirëkuptim. Por, jo me banditë që shkruajnë shkronjën ‘Z’ e që bërtasin në gjuhën serbe ‘vrit, vrit’. Nuk ua dorëzojmë Republikën demokratike këtyre banditëve fashitë. Nëse duan protesta paqësore, atëherë kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivistë politikë, jam i gatshëm t’i dëgjojë e të pajtohem me ta ndoshta’ “, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *