KryesoreLajme

Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i LVV-së,  bojkotimin e votimit nga deputetët që marrin pjesë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit e ka quajtur sjellje politike të papërgjegjshme dhe njëkohësisht shkelje të Kushtetutës.

“Për bindjen time, ardhja në vazhdimin e seancës dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme, juridikisht është shkelje e Kushtetutës”, ka theksuar Kurti, duke iu referuar pikës 128 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 gusht 2014.

Lexo më shumë  Çmimet në qiell në Shqipëri, shqiptarët blenë prona të patundshme jashtë: rekord 766 mln euro

Sipas këtij aktgjykimi, çdo deputet është i obliguar të votojë – pro, kundër ose të abstenojë – në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Kurti ka thënë se konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e partisë fituese të zgjedhjeve, por e të gjithë deputetëve.

Ai shtoi se pasi të formohet Kuvendi, përgjegjësia e tij do të jetë formimi i qeverisë së re. Deri atëherë, vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.

Lexo më shumë  Si po i kriminalizon të rinjtë në Shqipëri, industria e mashtrimit

Rruga Press

YouTube player