Argument

Kurrë mos e rrisni vajzën me mentalitetin se “është e derës së huaj”

Nga Xhevdet Pozhari

1. Kurrë mos e rrisni një vajzë me mentalitetin se “është e deres së huaj”, por insistoni se duhet të bëhet e zonja e vetvetes. PAVARËSI.

2. Nga fëmijëria mësoni fëmijët se “sa ka hise djali, aq ka vajza”. BARAZI.

3. Nëse shkaku i kushteve materiale nuk mund t’i arsimoni të dy, diskriminojeni djalin. Arsimojeni vajzën, me çdo kusht. ARSIM.

4. Mos i rritni vajzat me ndjenjën se ato duhet të sakrifikohen për vëllaun, ndërsa ai ka të drejtë ta dojë veç veten. Mbi të gjitha, ajo duhet ta respektoj vetveten. RESPEKT.

Lexo më shumë  Qoku: BDI-ja dogji rastin për të pasur një president shqiptar në MV

5. Nëse një ditë nuk i ecë fati në martesë, për cilëndo arsye, thuani se ai nuk është fundi i botës. Është veç mbyllje e një kapitulli për të hapur një faqe të re të jetës. E ARDHMJA.

Gratë shqiptare janë heroina. Ato kanë sakrifikuar tepër, me shekuj. Do të sakrifikojnë edhe në të ardhmen sepse askush si ato nuk e din më mirë se sa të dobët janë burrat. Por, nëse ua mësoni me kohë 4 rregullat e para, ajo do ta ketë kapacitetin intelektual, material, por edhe familjen që t’i bëjë ballë çdo stuhie të cilën mund ta sjellë jeta.

Lexo më shumë  Meloni do ta mallkojë atë ditë kur njohu Ramën

P.s
Sipas mundësive, dërgojeni edhe në kurse të arteve marciale që nëse i del punë me naj pis dhe duhet të mbrohet, t’ia qet sytë xixa që kurrë më dritën mirë mos ta sheh.

Rruga Press

YouTube player