Lajme

Aliu: Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore që përfshin Linjat Fushë Kosovë – Hani i Elezit, si dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë, po ec me ritme të shpejta

Rehabilitimi i linjës hekurudhore të 10 të Kosovës që përfshin Linjat Fushë Kosovë – Hani i Elezit, si dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë  e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, po ec me ritme të shpejta.

Kështu bëri të ditur përmes një postimi, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili publikoi pamje nga kjo linjë hekurudhore dhe paraqiti disa prej punëve që po bëhen sic janë: rinovimi i binarëve, riparimi i tuneleve, si dhe instalimi i pajisjeve të telekomunikacionit

Lexo më shumë  “Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani merr mesazhin nga ushtarët amerikanë

Projekti hekurudhor 10 i Kosovës është pjesë e rrjetit hekurudhor kryesor të Ballkanit Perëndimor, një zgjerim i Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit, e cila është pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE për të promovuar lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player