Lajme

Kur terroristi Radoiçiq ndiqte ushtrimet ushtarake serbe bashkë me Petkoviqin

Para pesë muajsh në Serbi u realizua një stërvitje ushtarake e ushtrisë serbe. Në mesin e shumë pjesëmarrësve aty, ishte edhe njeriu kryesor që udhëhoqi sulmin terrorist të dielën në Banjskë të veriut të Kosovës.

Në fotografinë e para pesë muajsh, shihet udhëheqësi i terrostëve Radoiçiq bashkë me shefit e të ashtuquajturës zyrë për Kosovë Petar Petkoviq, Goran Rakiqin dhe plot gjeneralë të ushtrisë serbe në sfond. Asnjëherë nuk u sqarua se në çfarë cilësie mori pjesë Radoiçiq në këto stërvitje të cilat Serbia i cilësoi si stëvitje historike.

Lexo më shumë  Protesta e opozitës, qytetarët nga rrethet marshojnë drejt Tiranës

A do të trajtohet Radojiçiq si “komandant”, ashtu si gjeneralët e policisë ia rrahnin krahët Arkanit shekullin e kaluar?

A shkoi Radoiçiqi të përzgjidhte terroristët më të mirë për të ia mësyer veriut të Kosovës?

A është historike ajo stërvitje pikërisht sepse po bëhej kjo përzgjedhje?

Këto pyetje shumë mirë mund të shtrohen për ndërmjetësuesit evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Me 81 vota pro, miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë
YouTube player