Opinion/Aktualitet

Kundër bullizmit mediatik dhe në solidaritet me Prof. Hysamedin Feraj

Shkruan Hana Mitrovica

Disa mediat do të vazhdojnë ta torturojnë mbarë realitetin shqiptar – në nivel subjekti dhe/ose kolektiv, anekënd trevave. Krejt gjersa ky realitet demografik nuk vetëdijësohet se është pre e dezinformimit ose devijimit të qëllimshëm të informatës, dhe për sa kohë nuk angazhohet për një ( e.g. Class Action Suit ) bie fjala, organizim të opinionit të gjërë publik me peticion p.sh., me ngritje zëri në forma të ndryshme manifestimesh e sidomos me pjesëmarrje masive të: shoqërisë civile, ekspertëve të fushës mediale, jurisprudencës, mbarë komunitetit intelektual dhe atij ndërkombëtar, etj.

Pra, të gjitha realitetet shqiptarë vullnetmirë të cilët besojnë në: informimin e drejtë dhe të saktë, në gjuhën publike me intonacione demokratike (dhe jo atë të CLICK – shpifjeve hipersenzacionalistike që shkakton ndarje tek të gjitha shtresat sociale) si dhe me ndikim në enkulturimin dhe emancipimin e masave, duke drejtuar diskursin publik kah një mjedis më i shëndoshë i dialogimit universal social.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Duhet ta ngrenë zërin shumë edhe qytetaria e cila e din fort mirë të vërtetën dhe ditë përditë e mbrëmje pas mbrëmjes, e sheh se si i hedhin pluhur sysh dhe i gënjejnë haptas në fytyrë. Të gjithë të njejtin nënqiell e ndajnë dhe e vërteta evidente flet më kjartë e më fortë se të gjithë fjalorët bashkë.

Ndaj ka ardhur koha që shoqëria të dëgjohet pak më zëshëm kundër të pavërtetave informative kur ato i servohen dhe sidomos kundër diskursit thellësisht toksik dhe të helmatosur mediatik për interesa të superngushtë të grupimeve të disa individëve edhe më të tkurrur numerikisht.

Një grusht mediash nuk do të duhej ta rrezikonte paqen sociale në një shtet, në këtë rast Republikën e Kosovës. As t’ia rrezikojë sovranitetin dhe integritetin e saj me diskurs të dëmshëm, sidomos në momente kritike si me rrënime rendi e rregulli duke shkaktuar kaos informativ. Ose edhe rrëzime qeverish gjatë epidemisë në kuadër të pandemisë globale. E akoma më keq kur Kosovën e synon me kërcënim lufte si rasti me të  ashtuquajturën Serbi, me qëllim destabilizimi të rajonit dhe rënimit të  paqes nga jashtë, sikurse edhe pengimit të procesit elektoral nga brenda.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Duke tërhequr vëmendjen e opinionit në drejtim të ndonjë konflikti potencial në veri të  vendit, diskursi i tillë i remë mediatik nuk do të duhej ta kontrollonte ose ndikonte një popull të tërë. Ndaj, me të drejtën më elementare  demokratike z. Feraj i vë në  pah dhe e vë në pyetje llogaridhënien e përgjegjësinë e disa mediave të cilat përdorin valë e frekuenca kombëtare por me intenca anti-kombëtare.

Si eksponent shumëvjetësh në branshën dhe punën e mediave, pranë solidaritetit të plotë dhe maksimal, shpreh indinjatën e thellë personale ndaj bullizmit që i është bërë z. Feraj si qytetar dhe aktivist gjatë ushtrimit të së drejtës së tij për shprehjen e fjalës së lirë qytetare me arsyetimin e lartërenditur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *