Argument

AGK s’e ka dënuar akoma lajmin e rremë të kolegut të tyre, pronar i Gazetës Sinjali, shërbëtores së fushatës së paskrupullt të LDK-së në Viti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj postimit në facebook të profesorit Hysamedin Feraj, duke e cilësuar atë gjuhë kërcënuese që në vë rrezik sigurinë e gazetarëve.


“Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, kishte shkruar Feraj.


Media jonë mbajti një qëndrim rreth kësaj çështjeje ku jemi shprehur rreth asaj se kjo shoqatë është shndërruar në gardianen e disa gazetarëve/analistëve të lidhur me ish-pushtetin, puna antigazetareske e të cilëve ka cënuar, shpesh, edhe vetë sovranitetin e shtetit të Kosovës.


Për më shumë lexo këtu:


Poashtu, si media e interesuar thellësisht për aspektin etiko-moral gazetaresk, i bëjmë thirrje Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës që të dënojnë, jo zotin Feraj, por kolegun e tyre, drejtorin e Gazetës Sinjali, i cili në bashkëpunim me dy zyrtarë të partisë LDK, dega në Viti, kanë inskenuar një lajm të rremë i cili pretendonte se një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Viti kishte dhunuar seksualisht një vajzë të mitur. Për këtë zyrtari në fjalë ishte mbajtur në paraburgim për 48 orë, deri kur u verifikua se kjo akuzë ishte e pavërtetë.


Lidhur me këtë kanë mbajtur qëndrim edhe familjarët e të miturës.


Por, si ndodhi inskenimi?


Në media u publikua biseda në Viber mes dy zyrtarëve të LDK-së, ku këta po bisedonin se si do ta publikonin këtë lajm të rremë në portalin Sinjali, dhe mbas publikimit Lëvizja Vetëvendosje do të njollosej, e për pasojë do t’i humbte zgjedhjet lokale në këtë qytet. Ata u shprehën se gazeta Sinjali ishte e gatshme do ta publikonte këtë fake news për ta. Dhe pikërisht kështu ndodhi.


Ne duam të kuptojmë nëse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar që një koleg i tyri publikoi me vetëdije një lajm të rremë për të ndikuar në zgjedhje lokale, një lajm të rremë prej të cilit një qytetar i pafajshëm përfundoi 48 orë në burg dhe i akuzuar si përdhunues. Gazeta Sinjali mori përsipër një detyrë që do t’ia kishte zili edhe vetë shërbimi sekret rus për nga dëmi publik i shkaktuar dhe për nga niveli i efikasitetit të inskenimit kriminal.


Nëse nuk kemi një reagim nga kjo shoqatë gazetarësh që nuk po japin shenjë se janë vërtetë të Kosovës, në lidhje me skenarin kriminal ku ka marrë pjesë kolegu i tyre me median e tij, atëherë kemi plotësisht të drejtë që sulmin ndaj profesorit Feraj ta konsiderojmë një fëlliqësi linçuese thuajse aq e ulët sa edhe lajmi i rremë i gazetës Sinjali që është në shërbim të fushatës banale zgjedhore të subjektit LDK.


Nuk është kurrë vonë që të mbrohet gazetaria, jo prej profesorëve të nderuar që i kanë dhënë dinjitet asaj, por prej falsifikatorëve që emrin e gazetarit e kanë ulur në nivelin e mercenarizmit të tyre.


Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *