Lajme

Kulmi i krizës – Drejtorët e Ramës porosisin 2.3 milion euro mobilje të reja për zyrat

2.3 milionë euro do t’i kushtojë qeverisë shqiptare blerja e mobilieve për 5 institucione. Qeveria ka vendosur që në kulmin e krizës të vijojë si normalisht blerjen e orendive dhe pajisjeve për mobilimin e zyrave të disa institucioneve shtetërore. Janë 2.3 milionë euro që janë ndarë në 5 lote.

Ajo që vihet re është se autoriteti kontraktor, agjencia e blerjeve të përqendruara, ka përcaktuar përmasa fikse për të gjitha objektet e kësaj kontrate.

Kështu, për mobilimin e zyrave institucionet kërkojnë tavolina të mëdha mbledhjesh me dy përmasa, 280 x 105 x 75 cm dhe 720 x 280 x 77 cm, por edhe tavolinat e tjera nga ato të vogla deri te ovalet sërish ka specifikime jo vetëm në përmasa por edhe detaje.
Për drejtuesit tryeza me 12 persona kërkojnë ndër të tjera të kenë rimeso arre natyrale.

Lexo më shumë  Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Në rastin e tavolinave për drejtuesit kërkohet që bordet anësore të planit të punës të jenë të harkuara.

Por jo vetëm tavolinat. Poltronat duhet të jenë me skelet druri, të dizenjuar me linja të drejta të stilit modern dhe me tapiceri prej lëkure ekologjike.

Edhe divanet tresh apo dysh kërkohet të jenë komod dhe me veshje lëkurë. Të gjitha këto kushte vijnë në një kohë kur vendi ynë po përballet me çmime të larta të produkteve ushqimore dhe karburanti.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Por tashmë janë 2.3 milionë euro që do të shpenzohen për mobilimin e zyrave të QSUT, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Komandës së Forcës Tokësore.

Vetëm pak ditë më parë agjencia e blerjeve të përqendruar deklaroi blerjen e 14 milionë eurove karburant për katër vite. Vendim që merret në kulmin e rritjes së çmimeve, raporton Ora News.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *