Lajme

363.2 mld lekë qarkullojnë jashtë sistemit bankar në vend

Shqiptarët vijojnë që të përdorin në masë paratë  në dorë për të bërë blerje të ndryshme .Kjo është e dukshme nga të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë. Janë 363.2 mld lekë ose rreth 3 mld euro që kanë qarkulluar jashtë sistemit bankar gjatë muajit shkurt të  këtij viti. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej dy dekadash për dy muajt e parë të vitit. Gjatë shkurtit të vitit 2003 kur Banka Qendrore nisi publikim e të dhënave për paratë jashtë kanaleve financiare , në vend janë regjistruar vetëm 123.4 mld lekë  duke pësuar  thuajse dyfishim të shumës së parave që tashmë qarkullojnë CASH.

Lexo më shumë  Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes

Në krahasim me shkurtin e një viti më parë në ekonominë shqiptare rezultojnë se janë 17.5 mld lekë më tepër jashtë bankave.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me informalitetin e lartë në ekonominë shqiptare e cila favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Një tjetër faktor në favor të rritjes së parasë cash gjatë këtyre viteve mendohet të jenë edhe normat e ulëta të interesit  që mund të kenë nxitur huadhënien informale, në kërkim të interesave më të larta.

Banka e Shqipërisë e cilëson sfidë fenomenin e përdorimit të parasë fizike për të paguar shërbime apo blerë produkte të ndryshme ndërsa jep alarmin se  një situatë e  tillë pengon efektin e politikave  ekonomike

Lexo më shumë  Kuvendi voton disa marrëveshje ndërkombëtare

Nisur nga kjo janë ndërmarrë një sërë masash për zgjerimin e numrit të individëve dhe kompanive që të përdorin paratë brenda sistemit bankar.

PARAJA JASHTË BANKAVE

Shkurt  2022           363,2 mld lekë

Shkurt  2021            345,7 mld lekë

Shkurt  2003             123,4 mld lekë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *