“Kujdes nga inflacioni”! Guvernatori i BSH-së apelon që të vijojnë studimet për mbajtjen nën kontroll të fenomenit
Rritja e inflacionit mbetet jo vetëm një shqetësim global, por edhe për vendin tonë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri thirrje që studimet për fenomenin të mos ndalen në mënyrë që ai të jetë i menaxhueshëm dhe sa më pak i ndikueshëm në ekonominë vendase.
Deklaratat e tij, Gent Sejko, i bëri në takimin e 50-të të ëorkshopit ‘Kërkimet Ekonomike në Evropën Juglindore’.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë paraqiti shqetësimin e rritjes së inflacionit global dhe jetëgjatësinë e tij.
Sejko vuri në dukje qëndrimet e ndryshme të bankierëve për zhvillimet e fundit inflacioniste.
Sipas tij, në njërën anë janë ata që mendojnë se inflacioni aktual është një fenomen i rrezikshëm dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për rritjen e normave të interesit, ndërsa kampi tjetër mbështet idenë se zhvillimet aktuale të inflacionit janë fenomene të përkohshme.
Sipas Sejkos, pandemia e Covid-19 me problematikat dhe kufizimet e saj vazhdon të mbetet një faktor dominant në jetën dhe aktivitetin tonë ekonomik e shoqëror.