Lajme

‘Ku është inceneratori i Tiranës?’/ Mirel Mërtiri tregon si janë përdorur 130 milionë euro

Në një intervistë ekskluzive në Çim Peka Live, Mirel Mërtiri është përgjigjur në lidhje me inceneratorin inekzistent të Tiranës, ku janë marrë 130 milionë euro nga institucionet shtetërore.

‘Ti shqetësohesh për përgjigjen time dhe nuk shqetësohesh që janë marrë 130 milionë euro. Më lër ta them. Impianti i përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve në Tiranë, ashtu si në Elbasan dhe në Fier janë struktura komplekse, ku përfshin impiantin e trajtimit të ujërave, impiantin e depozitimit të mbetjeve, impiantin e trajtimit të mbetjeve me ëest-energy. Këto janë struktura kontraktuale’, u shpreh Mërtiri në Çim Peka Live.

Pjesë nga intervista: 

Peka: A mund të na tregoni një foto se ku është ky impiant? Ky është thelbi i emisionit, 130 milionë euro dhe impianti nuk ekziston. Ka deklaruar administratori juaj se janë investuar 30 milionë euro deri tani dhe më flisni për impiant. Nuk e dua fizikisht as në 3D, ku është impianti?

Mërtiri: Pse shqetësohesh zoti Peka? Ti shqetësohesh për përgjigjen time dhe nuk shqetësohesh që janë marrë 130 milionë euro. Më lër ta them. Impianti i përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve në Tiranë, ashtu si në Elbasan dhe në Fier janë struktura komplekse, ku përfshin impiantin e trajtimit të ujërave, impiantin e depozitimit të mbetjeve, impiantin e trajtimit të mbetjeve me ëest-energy. Këto janë struktura kontraktuale.

Peka: Ku është inceneratori i Tiranës, pse nuk është bërë?

Mërtiri: Në dijeninë time, prap po ju them se nuk mund të ndërtohet një strukturë njësoj sikur blen një makinë, ka një proces, ka një kontratë dhe disa faza që duhen zbatuar dhe ju po të kishit durimin ti lexonit këto faza këto kontrata këto marrëveshje, periudhën kur ka ndodhur pandemia, periudhën kur është dhënë leja e ndërtimit, momentin që është dhënë leja e ndërtimit atëherë do e kuptonit që kjo përgjigje është pa vend.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

YouTube player