Lajme

Kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegu i shkon për vizitë kryeministrit Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata.

Lexo më shumë  "Është diskutuar edhe çështja e pasivizimit të adresave" - Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

Diskutuan për tema me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.

Kryetari Nimanbegu i dhuroi Kryeministrit Kurti një maket punë dore të një anijeje ulqinake me vela, të punuar nga mjeshtri Xhevat Kashoxha.

Lexo më shumë  Zgjedhjet dhe stabiliteti institucional në fokus, Haxhiu pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Rruga Press

YouTube player