KryesoreOpinion/Aktualitet

Kryeneçë për shtet

Shkruan Shqiptar Oseku

Opozita thonë se politika ka ngërç pse VV qenka “kryeneçe”. Por kjo është vetëm një tjetër mënyrë për të thënë se VV është parimore.

VV po qëndron sot kryeneçe për të mbrojtur një parim. Parimet janë rregullat e përgjithshme me të cilat do të mbajmë shtet, e të cilat vlejnë njësoj për të gjitha palët. Si psh, parimi që partia fituese e cakton kryesuesin e kuvendit. Qartë, thjeshtë, lehtë. Institucioni përtërihet e mbahet shpejtë dhe pa problem. Ky është parim i mbarë, aq më fort në kohë krizash; kujtohu që ne jetojmë në Ballkan. Ky parim që po mbron sot VV do të vlejë nesër për të gjithë, pa marrë parasysh se si quhet partia që fiton.

Lexo më shumë  Krasniqi: Gjykata Supreme po flet me gjuhën e PDK-LDK, po i mohohet e drejta e votës mërgatës

Çfarë parimi mbron këtu opozita? Se partia fituese u dashka t’u qëmtojë propozimet çdo partie opozitare?! Sa kohë merr kjo? E çka kur opozita s’janë dakord? Sa mund ta shtysh një absurd të këtillë? Me Serbinë komshi?

E vërteta është se po, VV janë kryeneçë. Por janë kryeneçë për shtet. Kurse opozita janë kryeneçë për inat. Ti mund të thuash që të dyja janë njësoj, por mua më dalin si dita me natë.

Lexo më shumë  BIRN: Mediat e mëdhaja shqiptare përhapin propagandë ruse

Në çdo vend demokratik, praktika ka ndërtuar parime të mbara, të cilat nuk janë pjesë e ligjeve të shkruara. Por ato respektohen si ligje të pashkruara. Për këtë tërësi parimesh mbi ligje të pashkruara e kemi binomin “tradita demokratike”.

Ndërtojeni një traditë të mbarë demokratike. Mundësojeni shtetin. E mandej, mbrojeni edhe ju nesër parimisht kështu si po e mbron VV sot. Bëhuni edhe ju kryeneçë për shtet.

YouTube player