KryesoreLajme

Peci: Ekziston i ashtuquajturi koalicioni PLAS

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur pas dështimit të nëntë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Peci para mediave tha se ka një koalicion që quhet “PLAS”.

“U shpërfaq edhe sot që ekziston koalicioni PLAS nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Universiteti austriak: Në solidaritet me popullin e Shqipërisë që mbron ishullin e Sazanit dhe Lagunën e Nartës kundër privatizimit, shkatërrimit mjedisor dhe korrupsionit

Ai tha se objektet opozitare duhet të krijojnë mundësi që të zgjedhet kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ndryshe,Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të nëntë. Kryesuesi i seancë, Avni Dehari, propozoi që të votohet në mënyrë të fshehtë kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.

Por propozimi nuk kaloi, duke sjellë dështimin e radhës të seancës.

Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh.

Lexo më shumë  Vitia: Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
YouTube player