KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: U konfirmua se Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për anëtarësim në KE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur hap të rëndësishëm për Kosovën, miratimin e raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ku rekomandohet që Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Kurti, përmes një postimi në platformën X, tha se rekomandimi i sotëm konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga Kosova.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Sot, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga Kosova dhe rekomandon që Kosova t’i bëhet ftesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës si shtet anëtar”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”
YouTube player