Lajme

Kroacia premton mbështetje për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe homologu i tij kroat Ivan Anushiq kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci ka thënë se prezenca e ushtarakëve kroat është kruciale dhe shumë e rëndësishme për vendin.

Ai ka thënë se prezenca ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it ka kontribuar në ruajtjen dhe krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë.

“Në aspektin e mbrojtjes ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Kroacinë. Kroacia ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne po ndërtojmë dhe po thellojmë raportet në fushën e  mbrojtjes me Kroacinë dhe kemi pasur mbështetjen e qeverisë kroate dhe popullit kroat në gjithë rrugëtimin tonë që nga çlirimi dhe do ta kemi deri në integrimin në strukturat evropiane dhe në NATO”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka thënë se Kroacia do ta mbështesë Kosovën dhe popullin e saj.

“Republika e Kosovës është miqësore me Kroacinë, do të kemi qëllime të përbashkëta, se këto janë gjerat që përfshijnë integrimin e Kosovës në NATO, do e mbështesim Kosovën si dhe popullin tonë që jeton në Kosovë”, ka thënë ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
YouTube player