KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Sivjet u punësuan mbi 8 mijë e 500 të rinj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media ka theksuar se sivjet janë punësuar mbi 8 mijë e 500 të rinj e të reja përmes platformës “Superpuna”.

Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës ndërpret në veri parafushatën për zgjedhjet në Serbi

“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’. Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi si të arritur liberalizimin e vizave.

Lexo më shumë  Kurti: Tash kemi shumë punë përpara

Rruga Press

YouTube player