Kryeministri Kurti pret ish-kryeministrin britanik Tony Blair
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, ka mbërritur në Kryeministri.
Pas takimit me presidenten Osmani dhe pas seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.
Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.
Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.
Në shenjë admirimi për kontributin që ka dhënë, në Kosovë u është vënë emri i tij disa fëmijëve të lindur pas luftës, e të cilët tash janë në moshën 25-vjeçare.
Rruga Press