Lajme

Kryeministri Kurti pret ish-kryeministrin britanik Tony Blair

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, ka mbërritur në Kryeministri.

Pas takimit me presidenten Osmani dhe pas seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Lexo më shumë  Albulena Haxhiu dekreton Zejnulla Gashin si Kryeprokuror të Shtetit

Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.

Në shenjë admirimi për kontributin që ka dhënë, në Kosovë u është vënë emri i tij disa fëmijëve të lindur pas luftës, e të cilët tash janë në moshën 25-vjeçare.

Lexo më shumë  Qëndresa Qytetare kërkon auditim nga KLSH për 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Rruga Press

YouTube player