Lajme

Kryeministri Kurti: Përgjatë viteve kemi nënshkruar 184 marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me titull “Sfidat dhe Perspektiva e Bashkëpunimit  Ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe Rajon”, e cila po zhvillon sot punimet e ditës së dytë ​dhe të fundit.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se kjo konferencë, është nga më të natyrshmet, dhe më të rëndësishmet andaj edhe jemi të qartë që një bashkëpunim i këtillë është një përcaktues për gjendjen e marrëdhënieve mes shteteve tona por edhe të marrëdhënieve në mbarë rajonin e Ballkanit tonë.

Duke folur për raportet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ai tha se gjerë më tani janë nënshkruar përgjatë viteve gjithsej 184 marrëveshje, protokolle e memorandume, njofton Zyra e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Ndër marrëveshjet e nënshkruara mes palëve, veçoi ai, një vend të rëndësishëm zënë marrëveshjet me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike të qytetarëve, bizneseve por edhe më gjerë, teksa përmendi marrëveshjet që kanë gjetur zbatim dhe që kanë rezultate.

Ai foli edhe për shkëmbimet tregtare dhe raportin ekonomik. “Investimet nga Shqipëria në Kosovë nga viti 2019 deri në vitin 2022 kanë shënuar rritje me 136.5%, të shprehur në vlera (në vitin 2019 kishim 15.2 milionë investime; një vit më vonë 2020 – 39.8 milionë; 2021 – 50.4 milionë dhe në vitin e kaluar  2022-79.7 milionë euro). Dëshirë e Kosovës është që këto investime të rriten, dhe që shteti ynë të jetë sa më mikpritës për biznesin, kapitalin e konsumatorin që vjen nga Shqipëria”, tha ai.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Kryeministri Kurti u ka uruar suksese punimeve të kësaj konference dhe me sa më shumë efekte në planin konkret të integrimit tonë të përbashkët.

“Unë ju falënderoj shumë për mikpritjen dhe vëmendjen dhe ju përgëzoj për këtë iniciativë kaq me vend, siç është ky aktivitet që mbledh mendje, ide, studime, kërkime e mendime me vlerë për të kontribuar edhe me kritika e propozime në një rrafsh kaq prioritar për të gjithë ne, siç është ekonomia”, përfundoi kreu i ekzekutivit.

Rruga Press

YouTube player