Lajme

Konjufca: I tronditur thellë nga sulmet terroriste kundër Izraelit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar lidhur me sulmin e Hamasit kundër Izraelit, ku mbetën të paktën 40 të vrarë dhe mbi 750 të plagosur, përcjell KosovaPost.

Konjufca në platformën ”X”, ka thënë se qëndron në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese.

Në emër të Kuvendit të Kosovës, Konjufca iu ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese. Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Konjufca.

Rruga Press

Lexo më shumë  Elisa Spiropali i kërkon dorëheqjen Edi Ramës "përndryshe ndryshimi do të jetë i dhimbshëm"
YouTube player