KryesoreLajme

Kryeministri Kurti në takim me Wallanderin dhe Carpenterin: Kosova dhe ShBA-ja kanë partneritet të palëkundur


Kryeministri Albin Kurti është takuar me ndihmëssekretaren për Mbrojtje, Celeste Wallander dhe ambasadorin Michael Carpenter, asistent i Posaçëm i presidentit dhe drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri.

Në njoftimin e lëshuar nga ZKM thuhet se Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një partneritet të palëkundur dhe i ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe proceseve shtetndërtuese para dhe pas pavarësisë.

Lexo më shumë  Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

“Ai shprehu angazhimin e Kosovës në sigurinë e paqen rajonale, teksa shtoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO e Kartën e Adriatikut dhe nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme në fushën e mbrojtjes me ShBA-të, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Departamentit për Mbrojtje të ShBA-së dhe Ministrisë sonë të Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kurti ka udhëtuar nga SHBA’ja drejt Polonisë për të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri. Atje do të mbajë një ligjeratë, por edhe do të ketë takime bilaterale.

Lexo më shumë  Sveçla: Mallrat në Merdarë do t’i nënshtrohen kontrollit manual

Rruga Press

YouTube player