Bota

Irani dhe Izraeli në prag të luftës së madhe: Dy fuqi të mëdha dhe të ndryshme ushtarake

Përshkallëzimi i ri i konfliktit izraelito-iranian hap pyetje të reja rreth fuqisë ushtarake të Iranit dhe Izraelit, duke pasur parasysh konceptet e ndryshme të zhvillimit ushtarak, sipas të dhënave të publikuara nga “Milweb”.

Sa i përket fuqisë ushtarake, Izraeli mbështetet në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), e cila përbëhet nga brigada profesionale dhe rezervë.

Nga ana tjetër, Irani ka forca të armatosura profesionale si dhe Korpusin e Gardës Revolucionare iraniane, e cila për nga aftësitë dhe armët është e barabartë me ushtri profesionale.

Irani mund të llogarisë në rreth 350 mijë ushtarë profesionistë dhe rreth 300 mijë të tjerë rezervë, dhe numrit të përgjithshëm i shtohen më shumë se 100 mijë ushtarë nga Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane me milici të shumta në rajon. Nga ana tjetër, Izraeli mund të llogarisë në më shumë se 130 mijë ushtarë aktiv, ndërsa 500 mijë ushtarë shtesë janë në rezervë të ushtrisë.

Popullsia e dyja shteteve ka shumë dallim. Irani ka 88.5 milionë banorë, ndërsa Izraeli vetëm 9.5 milionë.

Pajisjet dhe armët e të dyja shteteve janë dukshëm të ndryshme, megjithëse deri në Revolucionin Islamik të vitit 1979, të dyja përdorën kryesisht teknologjinë perëndimore. Sot Irani ka rreth 1300 tanke, shumica e të cilave janë me origjinë sovjetike, ndërsa Izraeli ka rreth 1100 tanke, nga të cilat kryesisht janë tanke Merkava, të cilat prodhohen vetëm për nevojat e ushtrisë izraelite.

Lexo më shumë  Harris thotë se nuk do të takohej me Putinin nëse Ukraina nuk përfaqësohet nëse do të ketë bisedime që do t’i jepnin fund luftës

Në fushën e artilerisë, megjithë ushtrinë e madhe, Irani ka rreth 2260 copë të artilerive për të gjuajtur raketa. Me artileri vetëlëvizëse e raketash Izraeli ka në dispozicion rreth 1000 sisteme të ndryshme.

Megjithatë, ajo që të dyja palët kanë të përbashkët është zhvillimi i një game të gjerë raketash nga sistemet ndërkontinentale me rreze të shkurtër, të mesme dhe të kufizuar.

Izraeli zhvilloi programin e raketave lundruese dhe balistike paralelisht në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pamundësi për të marrë teknologji të avancuar për shkak të regjimit të rreptë të sanksioneve, Irani krijoi arsenalin e raketave duke blerë teknologji dhe raketa nga Koreja e Veriut, Ukraina, Rusia dhe Kina.

Ndër të tjera, pabarazia më e madhe në sasi dhe cilësi në krahasimin e fuqisë ushtarake izraelite dhe iraniane është sigurisht në forcat ajrore. Forcat ajrore izraelite, si një nga më të fortat në rajon, mund të llogarisin në më shumë se 100 aeroplanë amerikanë të gjeneratës së pestë F-35 që Izraeli i ka modernizuar për nevojat e tij.

Lexo më shumë  Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Përveç F-35, Forcat ajrore izraelite mund të llogarisin në më shumë se 200 aeroplanë amerikanë F-16. Përveç aeroplanëve luftarakë shumëfunksionalë, Izraeli mund të llogarisë në më shumë se 80 helikopterë sulmues AH-64 Apache.

Irani ka pajisje dhe aeroplanë dukshëm më modeste dhe teknologjikisht të vjetruara, ku nuk kanë aeroplanë shumëfunksionalë të gjeneratës së pestë, por kryesisht mbështeten në 24 aeroplanë rusë të tipit Su-35, ndërsa numri i aeroplanëve të vjetëruar F-14 Tomcat nga periudha e dinastisë Pahlavi nuk mund të përcaktohet.

Forcat detare të të dy rivalëve u zhvilluan nën ndikimin e koncepteve të ndryshme, me epërsinë tekniko-teknologjike në favor të Izraelit, i cili mund të mbështetet në nëndetëset naftë-elektrike të klasës Delfin si dhe në Saar 5 dhe Saar 6. Forcat detare iraniane janë të ndara midis forcave të Korpusit të Gardës Revolucionare dhe ushtrive të rregullta, janë të përqendruara kryesisht në silurues të shpejtë dhe nëndetëse dizel-elektrike Kilo që datojnë nga epoka sovjetike.

Irani gjuajti rreth 200 raketa mbi Izraelin të martën si hakmarrje për vrasjet e liderit të Hezbollahut dhe të Hamasit. Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se Irani “ka gabuar rëndë dhe do ta paguajë çmimin”.

Rruga Press

YouTube player