Kryeministri Kurti në SHBA: Bondsteel duhet të jetë bazë e përhershme ushtarake në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesen e lartë amerikane Carolyn B. Maloney.
Kjo u bë e ditur nga twiteri i Kryeministri Kurti ku ndër të tjera u njoftua se duhet të krijohet një bazë ushtarake e përhershme në Kosovë.
Deklarata e plotë:
”Takimi i shkëlqyer me @RepMaloney. Ne ramë dakord që Bondsteel duhet të bëhet një bazë e përhershme ushtarake në Kosovë dhe se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë përpara edhe se qasja e Serbisë në fondet e SHBA-së duhet të kushtëzohet me dënimin dhe sanksionimin e plotë të luftës ilegale të Rusisë.
Rruga Press