Kryeministri Kurti flet për vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Kryeministri Albin Kurti, bëri të ditur vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, duke vënë në theks themelimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë” Sh. A.
Kryeministri gjithashtu njofton se sot qeveria mori vendim që të dërgoj në Kuvend Projektligji për të huajt si dhe inicimin e procedurave për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë.
Gjithashtu, thekson Kurti se qeveria ka ndarë mjete shtesë për financimin e projektit për rinovimin e objektit të Mjekësisë Ligjore.
Postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:
Në mbledhjen e 193-të të Qeverisë, mes 12 vendimeve:
Themeluam Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë” Sh. A.;
I dërguam Kuvendit Projektligjin për të huajt;
Inicuam blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë.
Ndamë mjete buxhetore:
– 520,000 euro për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore”;
– 76,730 euro për zbatimin e masës 2.1 Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike; si dhe
– 25,000 euro për realizimin e projektit “Enciklopedia Shqiptare”.
Miratuam nismat për tri marrëveshje ndërkombëtare për:
– projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”;
– menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut nën IPA III (2021-2027);
– projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”.
Rruga Press