Lajme

Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari sot inaugurojnë Zonën Ekonomike në Budrikës së Vitisë

Sot do të bëhet inaugurimi i Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë.

Pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbështetur investimet për ndërtimin e infrastrukturës fizike të Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë.

Lexo më shumë  Sveçla priti homologun maqedonas, diskutojnë për bashkëpunimin kufitar dhe sigurinë

Investimet kanë krijuar hapësira të gatshme dhe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve vendore dhe të huaja, duke bërë kështu një klimë të favorshme të të bërit biznes në Kosovë.

Parku Industrial në Budrikë të Vitisë gjendet në magjistralen Viti – Gjilan dhe ka një sipërfaqe prej 15.50 ha.

Rruga Press

YouTube player