Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari sot inaugurojnë Zonën Ekonomike në Budrikës së Vitisë
Sot do të bëhet inaugurimi i Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë.
Pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbështetur investimet për ndërtimin e infrastrukturës fizike të Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë.
Investimet kanë krijuar hapësira të gatshme dhe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve vendore dhe të huaja, duke bërë kështu një klimë të favorshme të të bërit biznes në Kosovë.
Parku Industrial në Budrikë të Vitisë gjendet në magjistralen Viti – Gjilan dhe ka një sipërfaqe prej 15.50 ha.
Rruga Press