KryesoreLajme

Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla marrin pjesë në gurthemelin e stacionit policor në Leposaviq

Kryeministri Albin Kurti ka vënë gurthemelin e objektit për stacion policor në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Në këtë vizitë, ai raportohet se është i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Aktualisht, siç raporton “kossev”, është shtuar prania e patrullave policore në veri për shkak të vizitës së udhëheqësve shtetërorë.

Lexo më shumë  Kryetarja Haxhiu priti në takim ambasadorin zviceran, Jürg Sprecher: Marrëdhëniet Kosovë-Zvicër të qëndrueshme dhe miqësore

Siç ka shkruar “kosovo-online”, Kurti dhe ministrat nuk janë deklaruar pas vënies së gurthemelit.

Në vendin e gurthemelit është vënë edhe pllakata që tregon se aty po bëeht ndërtimi i objektit të agjencionit për regjistrim civil dhe nënstacionit të Policisë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  ‘Arrestimi i Ballukut’/ Ambasada Britanike: Imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit