KryesoreLajme

Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla marrin pjesë në gurthemelin e stacionit policor në Leposaviq

Kryeministri Albin Kurti ka vënë gurthemelin e objektit për stacion policor në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Në këtë vizitë, ai raportohet se është i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Aktualisht, siç raporton “kossev”, është shtuar prania e patrullave policore në veri për shkak të vizitës së udhëheqësve shtetërorë.

Lexo më shumë  Nga 23 lekë në prodhim deri në 250 lekë për shishe në restorante, kostot që po rrisin çmimin e ujit

Siç ka shkruar “kosovo-online”, Kurti dhe ministrat nuk janë deklaruar pas vënies së gurthemelit.

Në vendin e gurthemelit është vënë edhe pllakata që tregon se aty po bëeht ndërtimi i objektit të agjencionit për regjistrim civil dhe nënstacionit të Policisë.

Rruga Press

YouTube player