KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit për liri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 35 vjetorin e demonstratave të 27 dhe 28 marsit të vitit 1989, përcjell Kosova Post.

Ndërsa kujton demonstratat  kundër shtypjes, kryeministri tha se policia e Serbisë gjatë këtyre demonstratave ka vrarë 25 demonstrues dhe ka plagosur 603 të tjerë.

“Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre. Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Klodian Allajbeu do të “amnestohet” me shtetësi të Kosovës nga Vjosa Osmani?

Për më tepër kryeministri shprehet se demonstruesit po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës.

Postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:

Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike.

Lexo më shumë  SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjithë Iranin – dhe kanë shkatërruar 100 anije, thotë Trumpi

Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri!

Rruga Press

YouTube player