Lajme

Kryeministri Kurti bëri homazhe para lapidarit të Enver Zymberit

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe para lapidarit të vendosur në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës.

Ky nderim u krye në përvjetorin e vrasjes së policit Enver Zymberi, që ishte vrarë në veri të Kosovës më 26 korrik 2011. Ai ishte vrarë gjatë aksionit për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare.

Lexo më shumë  SPAK i sekuestron telefonin Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO-s, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes

Gjatë ditës, nderime ka bërë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka deklaruar se presidentja ka thënë se policët e Kosovës duhet të vlerësohen e mbështeten maksimalisht.

“Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre”, ka shkruar tutje ajo.

Lexo më shumë  Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale/ Ekspertët skeptik: Nuk garanton shërbime për qytetarët

Rruga Press

YouTube player