Lajme

Kryeministri Kurti bashkë me djalin e Enver Zymberit qëndrojnë në veri, vendosin lule në vendin ku ai ra në detyrë

Kryeministri i vendit Albin Kurti i shoqëruar edhe Sokoli – djali i policit hero, Enver Zymberit, kanë qëndruar dje në veri.

Ata së bashku kanë bërë homazhe dhe vendosur lule në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

Lexo më shumë  Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës? Mesatarisht 34 mijë lekë për një fëmijë

“Bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë. Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim. Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Basha: Wizz Air hap bazën e dytë në Prishtinë, shtohen pesë linja të reja drejt Evropës

Rruga Press

YouTube player