Lajme

Kryeministri kroat ngushëllon Kosovën pas aksidentit të rëndë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka ngushëlluar popullin e Kosovës pas aksidentit të rëndë në Slavonski Brod, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar.

Raportohet për së paku 10 të vdekur e 30 të lënduar.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që u aksidentua afër Slavonski Brod në të cilën humbën jetën 10 persona. Mendja jonë është te familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona të thella. Shpresojmë që pasagjerët e lënduar të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në Twitter.

Lexo më shumë  Ish-ministri Sandër Lleshaj del kundër Ramës: Dorëheqja nuk është ndonjë dramë, por një lloj bekimi kur koha është pjekur për të

Ai ka thënë se ka biseduar me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozhinoviq dhe me atë të Shëndetësisë, Vili Berosh. Ata janë nisur për në Slavonski Brod për të kuptuar nga afër gjendjen.

Rruga Press

Lexo më shumë  Vuçiqi kërcënoi me devijimin e Ibrit, inxhinierët serbë: Marrëzi, nuk ka lidhje me logjikën e shëndoshë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *