Bota

Kryeministri kanadez shpall sanksione të reja: Putin i pacipë, kërcënim për mbarë botën

Kryeministri kanadez Justin Trudeau gjatë një konference për shtyp dënoi pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe njoftoi një grup të ri sanksionesh.

“Kanadaja është e qartë për të dënuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj shtetit sovran dhe demokratik të Ukrainës”, tha ai. “Shpërfillja e pacipë e Putin për ligjin ndërkombëtar, demokracinë dhe jetën njerëzore është një kërcënim masiv për sigurinë dhe paqen në mbarë botën.” 

Trudeau tha se Kanadaja po vendos “sanksione të ashpra” që synojnë 58 individë dhe subjekte, duke përfshirë anëtarët e elitës ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre.

“Ne gjithashtu do të sanksionojmë anëtarët e këshillit të sigurisë ruse, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes, ministrin e financave dhe ministrin e drejtësisë”, tha Trudeau. “Përveç kësaj, menjëherë ne po i ndërpresim të gjitha lejet e eksportit për Rusinë dhe po anulojmë lejet ekzistuese. Këto sanksione janë të gjera. Ata do të kenë kosto të rënda për elitën ruse dhe do të kufizojë mundësitë e Presidentit Putin për të vazhduar financimin e këtij pushtimi të pajustifikuar.” 

Në fjalimin e tij, Trudeau i quajti veprimet e Putinit “kërcënimi më i madh për stabilitetin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Më herët Trudeau u takua me partnerët e G7 për të koordinuar një përgjigje ndaj pushtimit. Ai tha se qeveria kanadeze po punon gjithashtu me NATO-n dhe aleatët e tjerë.

“Së bashku, ne e kemi bërë të qartë se dhuna ruse, agresioni dhe shkelja e ligjit ndërkombëtar nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha Trudeau. “Ne qëndrojmë të bashkuar dhe të palëkundur në mbështetjen tonë për sovranitetin e Ukrainës dhe solidarizohemi me të drejtën e popullit ukrainas për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre në një shtet të lirë dhe demokratik”. 

Trudeau i bëri thirrje Putinit që të ndalojë të gjitha “veprimet armiqësore” kundër Ukrainës dhe të tërheqë forcat ushtarake.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *