Kryeministri i Republikës së Shqipërisë thotë se veriu i Kosovës nuk është i Kosovës, duke bërë agresion diplomatik mbi Kosovën dhe integritetin e saj territorial
Nga Gent Amzai
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë thotë se veriu i Kosovës nuk është i Kosovës, duke bërë agresion diplomatik mbi Kosovën dhe integritetin e saj territorial.
Nëse dikush ka dilema se pse nëpër histori kemi njohur thuajse gjithnjë humbje, le ta lexojë intervistën skandaloze të Ramës. Aty mund të na shkojë mendja se qasje të tilla të përbindshme me gjasë kanë qenë kufiri i zakontë i imagjinatës dhe vullnetit politik, pas së cilit nxjerr krye tradhëtia ndaj vetvetes.
Kjo qasje ndoshta triumfoi në histori duke na sjellë vetëm mjerim, por me Albin Kurtin ky rend po ndryshon. Historia po kthehet përmbys, e poshtë vetes do të groposë edhe fosilet e një tradite vetëshkatërruese. Të humburit e djeshëm, populli, heronjtë dhe dëshmorët, më në fund do të fitojnë.
Rruga Press