Bota

Kryeministri i Britanisë kërkon hetime mbi vdekjen e punonjësve të organizatës bamirëse në Gaza

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak është shprehur i tronditur dhe i pikëlluar për vdekjen e punonjësve të organizatës bamirëse “World Central Kitchen” në Gaza, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

“Ne po i kërkojmë Izraelit që të hetojë urgjentisht atë që ndodhi, sepse ka pyetje që duhet të marrin përgjigje”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kroacia shpall “të padëshirueshëm” tre politikanë të Malit të Zi

Organizata bamirëse e ushqimit “World Central Kitchen”, e themeluar nga kuzhinieri i famshëm José Andrés ka njoftuar se shtatë viktimat përfshijnë qytetarë të Australisë, Polonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe njëri prej tyre ka shtetësi të dyfishtë amerikano-kanadeze.

Ushtria izraelite ka njoftuar se po e rishqyrton rastin për të kuptuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.

Për vdekjen e punonjësve të “World Central Kitchen” ka reaguar edhe Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides. Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm dhe të plotë të këtij incidenti.

Lexo më shumë  Harrisi ia bën të qartë Netanyahut se lufta në Gaza duhet të marrë fund

Rruga Press

YouTube player