LajmeOpinion/Aktualitet

‘I ati udbash, i biri drejtor i AKI-së’, Afrim Morina kujton përvjetorin e 50 të burgosjes së parë

Shkruan Afrim Morina, ish i burgosur politik

Sot (02.04.1974) mbushen 50 vjet nga burgosja ime e parë.

Te dera e amfiteartit të madh në fakultetin Juridik, rreth orës 11, me priti udbashi Qerim Gashi, me dy bashkëpunëtorë të vet, dhe pa u prezentuar, më kap për krahu, ndërsa revolen ma kishte drejtuar nënsqetull. Ky ishte një lloj kindapimi. Më futën në një veturë (fiqë) dhe më dërguan në lokalet e UBD-së, në Prishtinë.

Deri kah ora 21 nuk më është parashtruar asnjë pyetje, por vetëm më maltretonin. Pastaj më kanë derguar në Prizren. Edhe aty, në lokalet e UDB-së. Në mengjes më kanë derguar në Burgun e Qarkut në Prizren dhe për njëzetë e shtatë ditë më kanë marrë në pyetje vetëm natën.

Hetimet i bënte një malazez. Pas 28 ditësh, në mungesë faktesh, më liruan. Qerim Gashin nuk e kam parë më, deri në vitin 2009. Mirëpo, në fletëlëshim figuron emri i tij. Në fletëlëshim shkruan për kohëzgjatjen e mbajtjes (02-04) Prill të vitit 1974.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës merr vendimin për pajisjen e serbëve të Kosovës me patentë shoferi RKS

Përmes asistentit Ismajl Ismajli kam kontaktuar Avni Gjakovën, për të biseduar për maltretimet dhe ditët që nuk i kishte shënuar në fletëlëshi. Ai më tha se nuk kam çfarë të bëjë.

Me sygjerimin e Qerim Gashit, i’u është tërhequr vërejtja profesorve të mos më jepnin notën kaluese, pa marrë parasysh përgjigjet që do t’jepja. Këtë të vërtetë e kam mësuar nga profesori i Marksizmit, Irfan Pashoja, i cili pasi më vendosi notën kaluese në indeks, para gjithë studentëve tregoi një letër, ku shkrunte që për gjashtë muaj të mos më jepnin notën kaluese, pa marrë parasysh përgjigjet që do të jepja. Tek atëherë e mora vesh lojën që mundoheshin ta bënin profesorët. Pas profesor Irfanit, me mjeshtri, asistenti Ismail Ismajli, merr regjistrin nga profesori, se i ndanin studentët bashkë me profesorin dhe më ka pyetur.

Lexo më shumë  Osmani takon Greenfield, flasin për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Gjashtë muaj, i binte një vit shkollor, se aty përfshiheshin të gjitha afatet.

Siç e thash edhe më lartë, Qerimin e kam takur në vitin 2009. Posa u përshendetëm, ende pa ia lëshuar dorën njëri-tjetrit, më pyeti nëse njiheshim. I thash po dhe i tregova këtë rast. Por shtova, se po të isha unë në pushtet, ti do të ishe në burg, jo vetëm për mua, por për të gjithë shokët e mi. Përgjigja e tij ishte “unë edhe tash jam më i fort se ti”.

Po, ishte më i fort se unë, se djali i tij Dritan Gashi ishte shef i AKI-së

YouTube player