KryesoreLajme

Kryekuvendari Konjufca: 24 marsi u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka thënë se më 24 mars 1998 kumboi fuqishëm thirrja e lirisë, që u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar e në mbarë Kosovën.

Konjufca është shprehur se këtu e 27 vite më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të zhvillonte një betejë të lavdishme frontale përballë forcave pushtuese të Serbisë, të cilën e përkujtojmë si Epopeja e Dukagjinit.

“Forcat e armikut e rrethuan Gllogjanin më 24 mars 1998, duke synuar që ta thyejnë atë vatër të rezistencës frymëzuese. Trimëria, vendosmëria dhe gatishmëria për të luftuar deri në fund i dha mesazhin e qartë Serbinë okupatore se asnjë rrethim nuk do të mund ta shuante përpjekjen për liri.

Lexo më shumë  Në Britani shkollat ​​do t’u japin djemve mësime kundër mizogjinisë për të ndaluar maskulinitetin toksik pas suksesit të hitit të Netflix “Adolescence”

Atë ditë kumboi fuqishëm thirrja e lirisë, që u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar e në mbarë Kosovën, duke dhënë shembullin e lartësuar të rezistencës me armë në duar, të sakrificës në emër të aspiratën sonë të përbashkët çlirimtare”, ka shkruar Konjufca në Facebbok.

Ai ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan nga ku ka thënë se vepra e dëshmorëve e tyre heroike do të mbetet e paharruar.

“Duke përkujtuar këtë betejë të shndritshme dhe për të nderuar sakrificën sublime të dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, sot bëra homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Vepra e tyre heroike do të mbetet e paharruar, duke na frymëzuar neve dhe brezat e ardhshëm”.

Lexo më shumë  Ministri Çeku padit për shpifje Besian Mustafën, zëdhënësin e LDK-së

Ai tutje është shprehur se dëshmorët dhe të gjithë të rënët janë ata që i hapën rrugën ngritjes së Republikës dhe ne kurrë nuk duhet të harrohet se sa shumë u desh të përpiqemi e të japim për të fituar lirinë.

“Lavdi Himë Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt, që me gjakun e tyre e shënuan madhështinë e Epopesë së Dukagjinit, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri!”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player