Lajme

Kryediplomati hungarez: Hungaria do të vendosë veto për aplikimin e Kosovës në organet evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se vendi i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane, transmeton Kosova Post.

Pas një takimi të mbajtur me kryediplomatin serb Ivica Daçiç në Budapest, Szijjatro tha se pozicioni i Hungarisë është se pranimi i Kosovës në disa organizata evropiane do të rrezikonte arritjen e një kompromisi.

“Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme evropiane mund të rrezikojë pajtimin. Prandaj, nëse ka një votim në lidhje me atë se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë jo”, tha Szijjarto.

Szijjarto tha se Hungaria mbështet një zgjidhje paqësore dhe pajtim midis Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut.

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në dhjetor në Republikën Çeke, e cila në atë kohë kryesonte me Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Spanja, Sllovakia, administrata e Qipros Greke, Rumania dhe Greqia, janë vende anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova është vendi i fundit në rajon që ka aplikuar për statusin e kandidatit, duke e bërë këtë në të njëjtën ditë kur Bosnja e Hercegovina u konfirmua me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Duke folur për marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Serbisë, Szijjarto falënderoi Serbinë që ka mundësuar arritjen e 4 miliardë metrave kub gaz natyror në vendin e tij përmes Rrjedhës Turke.

Ai tha se Hungaria do të ofrojë ndihmë shtesë për Serbinë në furnizimin me gaz dhe burime të tjera të energjisë.

Daçiq tha se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me lëshime dhe kompromis.

”Ne besojmë se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe jemi shumë të ndjeshëm që ajo po trajtohet sipas politikës së standardeve të dyfishta kur është fjala për integritetin territorial. Ose integriteti territorial është një parim, ose nuk është. Ju nuk mund të jeni pro ruajtjes së integritetit territorial në një rast dhe ta thoni të kundërtën në një rast tjetër”, tha Daçiç.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti me ministra bënë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Ai tha se Serbia ka tre “vija të kuqe” kur bëhet fjalë për serbët në Kosovë. Sipas tij, e para është respektimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara.

“Vija jonë e dytë e kuqe është se ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta pranojmë anëtarësimin e saj në BE. Vija jonë e tretë e kuqe është siguria e serbëve në Kosovë”, tha Daçiç.

Pas takimit me Szijjarton, Daçiq u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *